Sara Arabic Course Logo
Sara Arabic Course Akademi e Kuranit & Gjuhës Arabe
اقرأ
Dituria mësohet hap pas hapi

Nga shkronja e parë deri te kuptimi i Kuranit.

Mësoni leximin e Kuranit, Tilaue-n, Texhuidin, gjuhën e Kuranit dhe Arabishten Standarde, përmes programeve të strukturuara dhe mësuesve të kualifikuar akademikë.

Eksploro Kurset (05)
+375 Nxënës të trajnuar
+10 Mësues të kualifikuar
+10 Vite Përvojë reale
Kurani Famëlartë dhe mësimi i tij

«خَيْرُكُمْ مَنْ تَعَلَّمَ الْقُرْآنَ وَعَلَّمَهُ»

"Më i miri prej jush është ai që e mëson Kuranin dhe ua mëson atë të tjerëve."

Sahih el-Buhari

8

Klasa me 8 Nxënëse

Për vëmendje dhe lexim individual

Klasa të ndara Femra/Meshkuj
Më i Kërkuari

ARABISHTJA E KURANIT

"Mos mëso arabisht vetëm për të ditur gjuhën. Mësoje për të kuptuar Kuranin."

A të ka ndodhur ndonjëherë: “E lexoj Kuranin, por nuk e kuptoj?” apo “Fal namaz, por nuk arrij të përqendrohem”? Ky program i strukturuar ju mëson rreth 245 fjalët më të përsëritura në Kuran (mbi 50% të fjalorit), analizën fjalë për fjalë të sureve më të lexuara, dhe mbi 100 fjali praktike.

Zbulo Programin e Plotë →
245+

Fjalë Kyçe të Kuranit

Përbëjnë mbi 50% të fjalorit të gjithë Kuranit Famëlartë.

100%

Namaz & Dhikre

Kuptoni qartë fjalët dhe lutjet që thoni çdo ditë.

24 Orë

Mësim i Përmbledhur

Niveli i parë ka objektiva të qarta pa teori të tepërt.

Pa Stres

Mësime Regjistrohen

Edhe nëse mungoni, mund ta ndiqni më vonë.

01 / Fillestar

Abetarja e Kuranit

Mëso të lexosh Kuranin nga fillimi: shkronjat, format, lidhja dhe kalimi i sigurt në lexim.

Kohëzgjatja: 2 muaj

Formati: Grup (max 8 nxënëse) / Privat

Detajet e Kursit
02 / Përmirësim

Tilaue

Për ata që dinë të lexojnë, por duan rrjedhshmëri, siguri dhe korrigjimin e venddaljeve (Mekharixh).

Kohëzgjatja: 2 muaj

Formati: Grup (max 8 nxënëse) / Privat

Detajet e Kursit
03 / Saktësi

Texhuid

Njih rregullat kryesore dhe të thelluara të Texhuidit dhe zbatoji drejtpërdrejt gjatë leximit.

Kohëzgjatja: 2 muaj

Formati: Grup (max 8 nxënëse) / Privat

Detajet e Kursit
04 / Gjuhë

Arabishtja Standarde

Program në nivele (A1 deri D2): gramatikë, fjalor, komunikim, lexim, shkrim dhe dëgjim.

Kohëzgjatja: 3 muaj për nivel

Formati: 3 herë në javë (Grup / Privat)

Detajet e Kursit
Zërat e Besimit

Çfarë thonë nxënësit tanë

Vlerësime dhe mesazhe autentike nga studentët tanë në kurset e Kuranit dhe Arabishtes.

★★★★★

"SubhanAllah, si një njeri që 'pretendonte' se e dinte gramatikën arabe, përfitimi ka qenë maksimal..."

"Si fillim dua të falënderoj shumë zyshën dhe profesorin. Sepse kush nuk i falënderon njerëzit, nuk e ka falënderuar as Allahun. Duke e studiuar atë për më shumë se 10 vite, mund të them se edhe pse ky ishte vetëm niveli i parë i kursit, përfitimi ka qenë maksimal. Në çdo fjalë, në çdo rresht, gjeje një dobi të re, në çdo shpjegim. Uallahii kjo është një derë e madhe mirësie!"

Sara Arabishtja e Kuranit
★★★★★

"Kam investuar edhe në shumë kurse të tjera, por ky ka qenë pa dyshim investimi më i mirë..."

"Elhamdulilah ndjehem e nderuar qe isha nxenese e kursit Arabishtes se Kur'anit, aty ku mesova shum fjalë të reja bashk me gramatikë. Mësova tefsirin e Ajeteve qe kemi analizuar, si dhe metoda efektive për ta mësuar Kur'anin më lehtë, si të ndërtojmë vazhdimësi në mësim dhe të jemi të qëndrueshëm në rrugën e dijes. Allahu na mundesoft nivelin e radhës!"

Mensure Mehmeti Arabishtja e Kuranit
★★★★★

"Brenda vetëm dy muajsh arrita të jem në gjendje të lexoja Kuranin..."

"Elhamdulilah, sot përfundova Abetaren Kuranore dhe zemra ime është plot mirënjohje. Kur e nisa këtë rrugëtim, nuk e kisha imagjinuar se brenda vetëm dy muajsh do të isha në gjendje të lexoja Kuranin. Çdo hap ishte një kujtesë se, kur Allahu ta lehtëson një rrugë, gjithçka bëhet e mundur."

Qëndresa Abetarja Kuranore
Takimi i Parë • 100% Falas

Nuk je i sigurt nga duhet të fillosh?

Takimi i parë me mësuesin shërben për të vlerësuar nivelin dhe nevojat tuaja për Tilaue, Texhuid, Kuptim apo Arabisht.

Vlerëso Nivelin Tim Falas
Gjej Nivelin